Botë

Strategjia e pushtimit rus “ka dështuar”

Strategjia fillestare e Rusisë në Ukrainë ka dështuar dhe ushtria e saj tani duhet të vendos çfarë të bëjë, ka thënë një analist ushtarak për BBC.

Philips O’Brien ka thënë se shumë vëzhgues të huaj kishin menduar “rrugën e lehtë” duke pretenduar se epërsia e ushtrisë ruse do të mbizotëronte në luftë.

Megjithatë, ky ishte “opinion shumë i rremë” për aftësitë e Rusisë që mund merrte parasysh nëse ushtarët e saj ishin të gatshëm të rrezikonin, ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë, kapacitetet e Ukrainës janë nënvlerësuar, shtoi.

Ukrainasit janë përgatitur për luftë që kur Rusia aneksoi Krimenë më 2014 dhe nuk donin të jetonin “nën diktaturën ruse”.

“Tani Rusia duhet të vendosë çfarë të bëjë: ata mund të përshkallëzojnë tutje ose të ndalen”, ka thënë ai.

Ndalja e përshkallëzimit do të ishte veprim më racional që do të përfshinte arritjen e një marrëveshje, por që “ata nuk duket se e dëshirojnë ta bëjnë këtë tani”.

Përshkallëzimi tutje do të nënkuptonte rindërtimin e ushtrisë duke çuar te armët kimike, biologjike dhe bërthamore.