Botë

Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është “kriza më e madhe e sigurisë në gjenerata”. 

“Kostoja më e madhe” dhe rreziku më i madh do të ishte “nëse Rusia fiton në Ukrainë”, ka thënë ai. 

“Nuk mund ta lëmë të ndodhë kjo”, ka thënë ai në samitin e NATO-s. 

Stoltenberg ka shtuar se shtetet si Koreja e Veriut kanë dashur që Rusia të fitojë dhe që NATO të dështojë. 

“Koha për të qëndruar për lirinë dhe demokracinë është tani. Vendi është Ukraina”.