75-vjetori i NATO-s

Stoltenberg: Do të diskutojmë për lëvizjet drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO

NATO

NATO-ja ka qëndrim të qartë për anëtarësimin e Ukrainës

Foto: Associated Press

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë të enjten se aleanca ka qëndrim të qartë lidhur me anëtarësimin e Ukrainës, dhe se kjo është diçka që do të ndiqet.

Duke folur krahë ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Bruksel, Stoltenbergu ka thënë se “sot do të kemi një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, dhe do të shikoj që të diskutojmë me ju se si ta forcojmë bashkëpunimin, dhe po ashtu se si mund të lëvizim drejt anëtarësimit në NATO”, raporton AP.

Deklarata është bërë në shënimin e 75-vjetorit të NATO-s, derisa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.

Radhët e aleancës pothuajse janë trefishuar gjatë më shumë se shtatë dekadave nga 12 anëtarët themelues të saj, por Finlanda dhe Suedia u bashkuan në kohë rekord për t'u strehuar nën garancinë e sigurisë kolektive të NATO-s.

LEXO EDHE:


NATO-ja feston 75-vjetorin, mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm

NATO-ja do të festojë të enjten 75-vjetorin e mbrojtjes kolektive në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e saj të tretë dhe teston rëndë vendosmërinë e aleatëve.

Në një ceremoni të prerjes së tortës në Bruksel, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken dhe homologët e tij do të shënojnë momentin kur traktati themelues i aleancës u nënshkrua më 4 prill 1949, në Washington, raporton AP.

Një festë më e madhe është planifikuar kur udhëheqësit e NATO-s të takohen në Washington më 9-11 korrik.

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, po merr pjesë në takimin e parë në nivel ministror që kur vendi i tij u bë aleati i 32-të i NATO-s muajin e kaluar.

Nisja e luftës ruse në  Ukrainë, në shkurt të vitit 2022 e çoi Suedinë dhe fqinjin e saj nordik Finlandën në krahët e NATO-s.

Radhët e aleancës pothuajse janë trefishuar gjatë më shumë se shtatë dekadave nga 12 anëtarët themelues të saj, por Finlanda dhe Suedia u bashkuan në kohë rekord për t'u strehuar nën garancinë e sigurisë kolektive të NATO-s.

Ai premtim – neni 5 i Traktatit të Washingtonit, i cili është dërguar në Bruksel për ceremoninë – përcakton se një sulm ndaj secilit prej tyre duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar. Në këtë nen është thirrur vetëm një herë, pas sulmeve të Al-Kaidës në tokën amerikane në vitin 2001.