Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u ka thënë shefave të bizneseve se “do të ketë një ndikim ekonomik” nga tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, të shpallura të mërkurën,
Mirëpo, Starmer ka këmbëngulur se qeveria do të reagonte me “qetësi”, raporton agjencia e lajmeve PA.
Ai ka shtuar se "asgjë nuk është jashtë tryezës" kur bëhet fjalë për përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Starmer ka deklaruar se qeveria tani do të përqendrohet në marrjen e vendimeve "të udhëhequr vetëm nga interesi ynë kombëtar" dhe në "vendosjen e parave në xhepat e njerëzve që punojnë".
“Synimi ynë mbetet të sigurojmë një marrëveshje, por asgjë nuk është jashtë tryezës. Ne duhet të përballemi me këtë sfidë dhe kjo është arsyeja pse unë kam udhëzuar ekipin tim që të ecë më tej dhe më shpejt në ndryshimet që besoj se do ta bëjnë ekonominë tonë më të fortë dhe më elastike. Sepse kjo qeveri do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë: me pragmatizëm, kokë të qetë, të fokusuar në sigurinë tonë kombëtare”, ka theksuar Starmer.
