Botë

Starmer kryeson takimin e parë të kabinetit qeverisës si kryeministër i Britanisë

Keir Starmer

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është takuar me kabinetin e tij qeverisës për herë të parë të shtunën, raporton “Associated Press”.

Starmer u ka thënë ministrave të qeverisë së tij se ishte nder për të që mbreti Charles III i kërkoi atij që të formonte qeverinë pas fitores bindëse të Partisë Laburiste të premten.

“Kemi shumë punë për të bërë, kështu që ne duhet të vazhdojmë me detyrat tona”, ka deklaruar ai.

Keir Starmer është lideri i parë nga partia e qendrës së majtë që fitoi zgjedhjet kombëtare në Britaninë e Madhe që nga Tony Blair, i cili fitoi tre mandate radhazi, duke filluar nga viti 1997.