Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë, nën akuzën se kanë vjedhur mijëra euro nga përdoruesit e WhatsApp-it, duke pretenduar se janë të afërm në vështirësi.
Policia ka thënë se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal, që me mashtrim ka krijuar afërsisht 1 milion euro, raporton BBC.
Arrestimet janë bërë ndërmjet shkurtit dhe prillit, ka raportuar gazeta El Pais.
Të gjithë të arrestuarit po akuzohen për mashtrim, pastrim parash dhe për të qenit pjesë e një organizate kriminale, ka shkruar gazeta.
Garda Civile, një nga forcat policore kombëtare të Spanjës, ka thënë të martën se transferet e nxitura nga viktimat kishin vlerën nga 800 deri në 55 mijë euro.
Të paktën 238 viktima janë identifikuar në provincën e Alicantes, sipas El Pais. Ndërkaq arrestimet janë bërë në Alicante, Barcelona, Girona, Madrid, Malaga dhe Valencia.
Arrestimet e fundit vijnë pasi Policia Nacional, forca tjetër mbarëkombëtare e Spanjës, njoftoi në janar se kishte kapur 59 anëtarë të një bande kriminale që i kishte mashtruar viktimat duke u marrë atyre mbi 460,000 euro, duke përdorur të njëjtën metodë - "djali në telashe".
Mashtruesit pretendonin se ishin të afërm që përdornin një numër të ri emergjen, dhe kërkonin nga viktima që t’u dërgonin para.
Ata shpeshherë kanë deklaruar se telefonat e tyre kanë humbur ose janë dëmtuar, dhe se janë bllokuar nga banka e tyre, sipas grupit të konsumatorëve “Which”.