Botë

Socialistët spanjollë fitojnë zgjedhjet në Kataloni

Salvador Illa, fitues i zgjedhjeve

Foto: EPA

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez kanë fituar zgjedhjet rajonale në Katalonjë, ndërsa partitë pro-pavarësi kanë pësuar rënie, raporton “BBC”. 

Partia Socialiste Katalane (PSC), e drejtuar nga ish-ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka dalë si fituese. 

Kur janë numëruar 99 për qind të votave, ka siguruar 42 ulëse. 

Përkrahësit e pavarësisë së Katalonjës kanë rënë në 42 për qind, nga 49 për qind sa i kishin në vitin 2017, sipas Institutit të Statistikave të Qeverisë së Katalonjës.

Partia “Së bashku për Katalonjën” (JxCat), e ish-presidentit rajonal Carles Puigdemont doli e dyta, me 35 ulëse. Por, në përgjithësi partitë nacionaliste humbën përkrahjen.