Vendvotimet janë hapur të shtunën në mëngjes në Sllovaki, në balotazhin presidencial.
Një diplomat pro-perëndimor i karrierës dhe një aleat i ngushtë i kryeministrit populist ,Robert Fico janë përballë njëri-tjetrit për të përcaktuar se kush do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit.
Ish-ministri i Jashtëm, Ivan Korçok është kundër Peter Pellegrinit, i cili kryeson një parti koalicioni në qeverinë e Ficos, në votimin për postin kryesisht ceremonial si president i kombit prej 5.4 milionë banorësh, raporton AP.
Një fitore për Pellegrinin, i cili aktualisht shërben si kryetar i Parlamentit, do të forconte fuqinë e Ficos duke i dhënë atij dhe aleatëve të tij kontrollin e posteve kryesore strategjike.
Kjo do të privonte gjithashtu Sllovakinë dhe Bashkimin Evropian nga një zë kyç pro-ukrainas.
Presidentja aktuale, Zuzana Čaputová, një mbështetëse e vendosur e fqinjit të Sllovakisë, Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit dyvjeçar të Rusisë, nuk qëndroi për një mandat të dytë.
Sondazhet e fundit publike parashikojnë një garë të ngushtë.
Fituesi do të bëhet kreu i gjashtë i shtetit që kur Sllovakia fitoi pavarësinë në 1993 pasi Çekosllovakia u nda në dysh.