Botë

“S’ka mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë”, mjekja izraelite përshkruan tmerrin në Turqi

Ekipi i mjekes izraelite Linor Attias sapo kishte shpëtuar një vajzë 15-vjeçare nga rrënojat në Kahramanmarasit, një qytet në Turqi, dhe ndërsa kishte lot gëzimi - nuk kishte kohë për të procesuar tërë këtë ngjarje apo për të festuar.

Thjesht ka shumë shkatërrim.

Duke folur në telefon me tingujt e operacioneve të shpëtimit dhe ambulancave në sfond, Attias tha: "Nuk ka njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar në këtë lloj situate - po flas vetëm për vetëm një qytet, por dëmi është kaq i tmerrshëm mbi Turqinë jugore, kështu që nuk ka misione të mjaftueshme këtu".

Edhe ata që kanë mbërritur për të ndihmuar kanë probleme për të arritur tek ata në nevojë. Kur ekipi i Attias mbërriti në aeroportin e Gaziantepit, ajo tha se nuk kishte mjaft kamionë apo karburant për të transportuar ekipet dhe ndihma humanitare në zonat që kishin më shumë nevojë, shkroi CNN. 

"Ata zgjodhën të na marrin sepse ne jemi mjekë dhe delegacioni i shpëtimit", tha ajo.

Përtej nevojës urgjente për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar, situata humanitare është e tmerrshme, tha ajo. Kudo që shohin, ka ndërtesa të shembura dhe më shumë që shemben "çdo sekondë".

"Njerëzit po bërtasin, njerëzit po vuajnë, fëmijët pa prindërit e tyre. Era është e tmerrshme. Ata po ndezin zjarre me dyshek, kështu që tani ka tym toksik në ajër", tha ajo.

Njerëzit menjëherë kanë nevojë për strehim, batanije, rroba, këpucë dhe ushqim - por mbi të gjitha ata kanë nevojë për ujë dhe energji elektrike.

Ekipi i Attiasit po fle jashtë në thasë gjumi për arsye sigurie. Shumë prej ndërtesave nuk janë të qëndrueshme dhe zona është goditur nga dhjetëra pasgoditje.

"Ne ndjemë një tërmet dje, ndërsa ishim duke fjetur. U zgjuam nga tërmeti kështu që u ndjemë të sigurt se jemi në një fushë të hapur dhe jo afër ndërtesave. Kjo është një situatë mbijetese", tha Attias.