Ambasada e Sirisë në Stokholm ka bërë të ditur se ka sirianë në mesin e 11 viktimave nga sulmi me armë zjarri në një shkollë në Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën.
Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar nga mediat suedeze si 35-vjeçari Rickard Andersson, ka mbetur i vdekur në sulm, por policia ende nuk e ka identifikuar atë dhe nuk ka dhënë një motiv, raporton BBC.
Ambasada siriane nuk ka dhënë numër të saktë të sirianëve të vdekur si pasojë e sulmit.
Anna Bergqvist, kreu i hetimit të policisë për rastin i ka thënë BBC-së se policia mund të konfirmonte vetëm se njerëz të nacionaliteteve dhe moshave të ndryshme janë viktima të sulmit.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas boshnjakë, ka thënë ambasadori i Bosnjës për të përditshmen suedeze “Expressen”. Njëri është plagosur dhe një tjetër është zhdukur, ka thënë ai.
Ministria e Jashtme boshnjake ka shprehur ngushëllimet e saj dhe ka folur për komunitetin e madh boshnjak të Orebros.
Hetuesja Bergqvist ka thënë se i dyshuari kishte vrarë veten.
LEXO EDHE: