Të paktën 42 persona janë vrarë nga një sulm ajror në veriperëndim të Sirisë.
Ministria siriane e Mbrojtjes ka thënë se avionët e Izraelit kanë shënjestruar disa caqe në Aleppo.
Një grup monitorues i Britanisë ka thënë se militantë të Hezbollahut dhe ushtarë sirianë vdiqën ndërsa një depo armësh e Hezbollahut u godit, raportoi BBC.
Disa orë më vonë, ushtria e Izraelit ka thënë se ka vrarë një figurë të njohur të Hezbollahut në një sulm ajror në Liban.
Ali Abed Akhsan Naim ishte zëvendëskomandant i njësisë së raketave, ka shtuar ministria izraelite, dhe ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve mbi civilët e Izraelit.
Mbikëqyrësi sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) – i cili monitoron ngjarjet në Siri – ka thënë se sulmi në Aleppo ka çuar në numrin më të madh të të vdekurve në mesin e forcave siriane. Shtoi se gjashtë prej 40 të vrarëve ishin luftëtarë të Hezbollahut.