Mijëra udhëtarë të linjave ajrore janë përballur me anulimin e fluturimeve pasi stuhitë kanë përfshirë gjithë Bregun Lindor dhe Mesperëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware, gati 2 mijë fluturime në SHBA u anuluan.
Mijëra udhëtarë të tjerë u përballen me vonesa të fluturimeve të tyre.
Disa pasagjerë në aeroportin e New Yorkut kanë treguar se kishin ngecur në aeroplanë për orë të tëra derisa ishin përballur edhe me të nxehtin brenda avionit.
Analistët e aviacionit kanë thënë se janë disa faktorë që po i shkaktojnë vonesat. Përveç motit të keq, sipas tyre, po ndikon edhe sezoni i pushimeve verore që është duke krijuar fluks udhëtarësh në aeroporte.