Dhjetëra fluturime u anuluan ose u shtynë të shtunën në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, pasi një grup i punëtorëve hynë në grevë në një nga ditët më të ngarkuara të vitit në qendrën kryesore të aviacionit për të protestuar ndaj kushteve të punës dhe mungesës së stafit, raportoi AP.
Greva nga punëtorët që merren me ngarkimin dhe shkarkimin e valixheve në aeroplan, qëlloi në ditën e parë të pushimeve nga shkollat dhe familjet që fluturonin për pushime për herë të parë që kur u larguan kufizimet e COVID-19 në shumë vende.
Schiphol paralajmëroi në faqen zyrtare për shtyrjet dhe anulimet e fluturimeve dhe këshilloi pasagjerët të kontaktonin linjën ajrore për informacione fluturimi.
Punëtorët thanë se greva ka pasoja për pasagjerët dhe kolegët e tyre në këtë kohë të ngarkuar.