Botë

Shtëpia e Bardhë e quan “bërllok” raportimin e Politicos se Musk do të dorëhiqet

SHBA

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka demantuar raportimet e agjencisë së lajmeve Politico, se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka njoftuar rrethin e tij të ngushtë për largimin e Elon Muskut nga pozita e tij si shef i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar (DOGE).

Leavitt e ka quajtur “bërllok” raportimin e Politicos.  

Sipas saj, Elon Musku dhe presidenti Trump kanë deklaruar publikisht se Musk do të lirohet prej detyrës zyrtare pasi “puna e tij e mrekullueshme në DOGE të kompletohet”. 

Lexo përditësimet tjera
Elon Musk dhe Donald Trump

Politico: Trump i ka thënë kabinetit qeveritar se Musku do të dorëhiqet së shpejti

Agjencia e lajmeve Politico ka raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...