Botë

Shtatë të vrarë në Sri-Lankë nga përplasja e një veture garash

Sri Lanke

Pamje nga aksidenti

Shtatë persona janë vrarë dhe 21 janë plagosur pasi një veturë garash përplasi spektatorët në një ngjarje motorike në Sri Lanka.

Përplasja ndodhi në garën Fox Hill Supercross të dielën në Diyatalawa, një qytet i cili njihet si bazë ushtarake.

Midis të vdekurve ishin katër zyrtarë të garës si dhe spektatorë, përfshirë një vajzë tetëvjeçare, tha ushtria.

VIDEO:

Janë bërë të ditura pak detaje rreth shoferit, gjendjes së tij dhe nëse do të përballet me akuza.

Por autoritetet thanë se një hetim i plotë i policisë ishte duke u zhvilluar për përplasjen në pistën në pronësi të ushtrisë.

“Ky aksident ndodhi kur makina u hodh nga korsia”, tha zëdhënësi i policisë Nihal Talduwa, sipas BBC Sinhala.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka ndodhur menjëherë pasi një veturë tjetër është përmbysur në pistë.