Shtatë persona kanë mbetur të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë të vegjël dhe një adoleshent, në një zjarr që shpërtheu në orët e para të së enjtes, në qytetin jugor francez Nice.
Prokurori vendas ka thënë se zyrtarët po hetojnë zjarrin si një sulm i mundshëm, raporton BBC.
Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi ka thënë se kishin imazhe që tregonin qartë se zjarri ishte shkaktuar nga derdhja e benzinës në një shkallë, nga njerëz të maskuar gjatë natës.
Flaka përfshiu katet e sipërme të një blloku apartamentesh në zonën Moulins të Nicës, afër aeroportit të qytetit.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka thënë se tre fëmijë të vegjël ishin në mesin e viktimave dhe se policia "do të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie të tmerrshme".
Raportet lokale thonë se shtatë viktimat ishin të gjithë pjesë e së njëjtës familje dhe fëmijët që vdiqën ishin të moshës pesë, shtatë dhe 10 vjeç. Një adoleshent, dy gra dhe një burrë gjithashtu vdiqën.
Dy anëtarë të familjes thuhet se kanë tentuar të arratisen nga dritarja, njëri ka vdekur dhe tjetri është në gjendje kritike.