Botë

Shpërthime në aeroportin ushtarak rus në Krime

Shpërthimet kanë goditur aeroportin ushtarak rus në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia, raporton agjencia Reuters.

Së paku katër shpërthime janë dëgjuar në aeroportin Belbek, në veri të Sevastopolit.

Shpërthimet janë vazhdim i sulmeve në bazat ushtare ruse dhe pajisjet ushtarake në Krime që nga java e kaluar. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Pas njërit prej sulmeve, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se pakujdesia e ushtarëve rusë është fajtore.