Një bombë ka shpërthyer në afërsi të një postblloku në aeroportin ushtarak të Kabulit të dielën, duke shkaktuar disa viktima, ka njoftuar një zyrtar taleban, raporton agjencia AP.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Aeroporti ushtarak është rreth 200 metra larg aeroportit civil në Kabul dhe është afër selisë së Ministrisë së Mbrojtjes së Aganistanit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Abdul Nafi Takor, ka thënë se shpërthimi ka lënë disa persona të vdekur e disa tjerë të lënduar. Ai nuk ka dhënë shifra të sakta të viktimave apo informata shtesë për sulmin. Ai ka thënë se detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimit.