Botë

Shoferëve të trenave në Gjermani u shkurtohen orët e punës

Hekurudhat gjerman

Foto: Associated Press

Shoferët e trenave dhe disa pjesëtarë te ekuipazhit të operatorit kryesor hekurudhor të Gjermanisë, do të kenë orë më të shkurtra të punës gjatë javës, nga 38 në 35. Kjo do të jetë në fuqi deri në vitin 2029.

Shkurtesa në orar të punës është bërë pa ndikim në pagë, mirëpo punëtorët do të kenë mundësinë që të punojnë më shumë, në këmbim të një pagese më të lartë, është bërë e ditur të martën, raporton agjencia "AP". 

Marrëveshja është arritur të hënën ndërmjet operatorit Deutsche Bahn dhe unionit GDL, i cili përfaqëson shumicën e shoferëve të trenave dhe disa punëtorëve të tjerë, pas pesë muajsh negociatash, ku pati edhe greva.

Disa mosmarrëveshje për pagat në sektorin gjerman të transportit kanë ndodhur kohët e fundit, dhe kjo e trenva ishte më përçarësja ndër to. 

Të tjerët përfshijnë punëtorë lokalë të transportit, stafin tokësor dhe ekuipazhin e kabinës për Lufthansa, dhe stafin e sigurisë së aeroportit.

Grevat në hekurudha kanë çuar në anulimin e shumë udhëtimeve rajonale, në disa raste për ditë të tëra, në ekonominë më të madhe evropiane.

Sipas marrëveshjes, punëtorët do të kenë mundësinë të zgjedhin të punojnë nga 35 deri në 40 orë javë, derisa ata që zgjedhin të punojnë më gjatë do të paguhen më shumë.