Botë

Shkon në katër numri i trupave të gjetur nga fundosja e jahtit në Sicili

Foto; Reuters

Ka shkuar në katër numri i trupave të gjetur brenda jahtit luksoz të fundosur “Bayesian” në Itali, Sicili të Italisë, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Kërkimet janë duke vazhduar edhe për dy persona të tjerë, ende të pagjetur. 

Autoritetet italiane nuk kanë konfirmuar ende identitetin e të gjeturve gjatë pasdites së sotme. 

Gjashtë persona janë raportuar të zhdukur herët të hënën, kur super jahti me flamur britanik, në të cilin ndodheshin edhe disa sipërmarrës të njohur, u përmbyt për shkak të një stuhie në brigjet e Sicilisë.

Lexo përditësimet tjera
Sicili

Gjenden dy trupa gjatë kërkimit për gjashtë të zhdukurit nga fundosja e jahtit në Sicili

Zhytësit italianë të shpëtimit kanë gjetur dy trupa brenda jahtit luksoz të fundosur “Bayesian” raporton Reuters...