Botë

Shkon në 93 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi

Rreshqitje dheu

Foto: Associated Press

Të paktën 93 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur, pas rrëshqitjeve të dheut në shtetin jugor të Indisë, Kerala, raporton “BBC”. 

Rrëshqitjet e dheut, të iniciuar nga reshjet e shumta të shiut, ndodhën në qarkun Wayanad në orët e hershme të së martës. 

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, por po pengohen nga moti jo i mirë dhe shembja e një ure kyçe. 

Shifra e viktimave po pritet të rritet më tepër, kanë thënë autoritetet. 

Është katastrofa më e rëndë që ka goditur Keralan që nga viti 2018, kur nga përmbytjet kishin humbur jetën mbi 400 persona.