Ekipet e shpëtimit të mërkurën gjetën një trup tjetër në fabrikën e tekilas në Meksikë, një ditë pas një shpërthimi dhe zjarri, duke e çuar numrin e të vdekurve në gjashtë. Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur.
Fabrika i përket kompanisë “Jose Cuervo”, një nga markat më të famshme të tekilas në Meksikë, raporton AP.
Mbrojtja civile lokale postoi në X se trupi i fundit u gjet në një zonë mbeturinash ku ishin shembur kontejnerë të mëdhenj.
Kompania të martën ka thënë se shpërthimi ndodhi teksa punonjësit po kryenin punë mirëmbajtjeje.
Autoritetet të martën në mbrëmje thanë se situata ishte nën kontroll, por mëngjesin e së mërkurës një zjarr shpërtheu në një depo me karton dhe materiale të tjera.
LEXO EDHE: