Botë

Shkon në 45 numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në Bejrut

Liban

Foto: Associated Press

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit izraelit të premten në Liban ka shkuar në 45.

Shërbimet e urgjencës janë ende duke kërkuar në rrënojat e lëna nga sulmi, duke përdorur mostrat e ADN-së për të identifikuar mbetjet raporton CNN.

Një ditë më parë, sipas ministrisë, numri i të vdekurve ishte 38.

Izraeli ka shënjestruar të premten një ndërtesë në Bejrut, ku besonte se ishin mbledhur komandantë të lartë të Hezbollahut.

Sipas Forcave Izraelite të Mbrojtjes, dhjetëra komandantë janë vrarë, përfshirë Ibrahim Akil, i kërkuar nga SHBA-ja për një sulm në Ambasadën amerikane në Bejrut, në vitin 1983.