Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve si pasojë e rënies së nja autobusi në një humnerë në Pakistanin veriore të premten.
Të paktën 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë, sipas autoriteteve pakistaneze.
Zëdhënësi i kryeministrit Gilgit Baltistan, Faizullah Faraq ka thënë se të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë, raporton AP.
Ai ka thënë se autobusi po udhëtonte për në Hunza në autostradën Karakoram në distriktin Diamer të Gilgit-Baltistan kur u rrëzua. Autostrada malore lidh Pakistanin me Kinën.
Të paktën 15 të vdekur pasi një autobus bie në një gropë në Pakistan
Besohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të autobusit nga shoferi i tij, raporton AP.
Autobusi po udhëtonte nga Hunza në autostradën Karakoram, kur ka ndodhur aksidenti, ka bërë të ditur zyrtari policor, Fayaz Ahmed.
Hunza është një destinacion i famshëm për turistët, veçanërisht në muajt e nxehtë.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Pakistan, ku vozitësit shpesh i injorojnë rregullat e trafikut dhe standardet e sigurisë, sidomos në zonat e vështira.