Botë

Shkolla në Teksas ndalon rrobat e zeza, shkak shëndeti mendor

Shkolla në Teksas ndalon veshjet e zeza për shkak të shëndetit mendor

Foto: Getty

Në një shkollë të Teksasit, të vishesh krejt me të zezë rezulton në shkelje të kodit të veshjes.

Shkolla e mesme “Charles” po i ndalon nxënësit të veshin rroba të zeza duke e arsyetuar këtë me shqetësimin për shëndetin mendor.

Drejtori Nick DeSantis u ka shkruar prindërve duke u thënë se një dukje me rroba krejtësisht të zeza ishte bërë e popullarizuar mes nxënësve.

Kjo dukje, shkroi ai, “është bërë më e lidhur me depresionin dhe çështjet e shëndetit mendor si dhe kriminalitetin sesa me fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm e të gatshëm për të mësuar”.

Kodi i ri i veshjes u lejon nxënësve të veshin një pjesë të veshjes të zezë ose krejt të zeza në ditë specifike që i kanë të lira.

Sipas shkollës, mësuesit shihnin një ndryshim se si nxënësit visheshin kur ishin të stresuar ose në depresion.