Një shkencëtari francez iu refuzua hyrja në SHBA pasi zyrtarët e imigracionit në një aeroport ia kontrolluar telefonin dhe gjetën mesazhe ku ai kishte shprehur kritika për administratën Trump, ka thënë ministri për Arsim dhe Kërkim, Philippe Baptiste.
“Mësova se një studiuesi francez që po udhëtonte për një konferencë afër Houstonit iu refuzua hyrja në SHBA para se të dëbohej. Kjo masë siç duket u mor nga autoritetet amerikane sepse në telefonin e studiuesit kishte mesazhe me kolegë e miq ku ai shprehte opinion personal për politikën e kërkimit të administratës Trump”, ka thënë ai.
Një burim i tha AFP-së se incidenti ndodhi më 9 mars, si edhe se autoritetet amerikane e kanë akuzuar studiuesit për “mesazhe urrejtjeje dhe konspiracion”.
Ministri francez Baptiste ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj administratës Trump dhe Elon Muskut për shkak të shkurtimeve të mëdha në buxhetet e kërkimeve shkencore.