Shkencëtarët kanë lëvizur të ashtuquajturën Orën e Apokalipsit më afër mesnatës, duke theksuar rritjen e rreziqeve dhe rritjen e probabilitetit për fatkeqësi globale.
Buletini i Shkencëtarëve Atomik ka njoftuar të martën se kanë lëvizur orën nga 90 sekonda larg mesnatës në 89 sekonda. Ora ka qenë në 90 sekonda për dy vjetët e fundit, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
“Ne kemi lëvizur orën më afër mesnatës sepse nuk kemi parë progres të mjaftueshëm, progres pozitiv në sfidat që përballemi, duke përfshirë rrezikun nuklearë, ndryshimin e klimës, kërcënimet biologjike, dhe avancimi në teknologjitë e dëmshme”, ka deklaruar Daniel Holz, ka thënë udhëheqësi i Bordit të Sigurisë dhe Shkencës në organizatën e shkencëtarëve.
Në vitin 1947, Albert Einsteini dhe shkencëtarët nga Universiteti i Chicagos të cilët kanë punuar në Projektin Manhatan kanë dizajnuar Orën e Apokalipsit. Që nga ajo kohë, çdo vit mendjet më të ndritura të njerëzimit – dhjetë nga ta fitues të Çmimit Nobel – kanë vendosur orën më afër apo më larg mesnatës si simbol i mbarimit të kohës dhe fundit të njerëzimit.