Një shkëmbim i rëndë bombardimesh ka shpërthyer të enjten midis Izraelit dhe Hezbollahut, në fshatrat në të dyja anët e kufirit Izrael-Liban.
Në anën libaneze u panë shtëllunga tymi, ndërsa qyteti Khiam ishte në shënjestër të bombardimeve të rënda izraelite, raporton AP.
Hezbollahu u kundërpërgjigj duke bombarduar qytetin kufitar izraelit të Metulas që shtrihet pranë Libanit.
“Në përgjigje të sulmeve të armikut izraelit në fshatrat e qëndrueshme jugore dhe shtëpitë e sigurta, luftëtarët e Rezistencës Islamike shënjestruan të enjten ndërtesat e përdorura nga ushtarët e armikut në vendbanimin Metula, me armët e duhura dhe i goditën ato drejtpërdrejt”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Hezbollahu.
Izraeli dhe grupi militant libanez kanë shkëmbyer sulme pothuajse ditore për më shumë se 10 muaj në sfondin e luftës së Izraelit kundër Hamasit, një aleat i Hezbollahut.
Shkëmbimet kanë lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz në Liban, kryesisht militantë, por gjithashtu duke përfshirë rreth 100 civilë, dhe 23 ushtarë dhe 26 civilë në Izrael.