Shërbimi Postar i SHBA-së (USPS) ka bërë të ditur se ka pezulluar pranimin e dërgesave nga Kina dhe Hong Kongu deri në njoftimin e mëtejshëm.
Letrat nuk do të preken nga pezullimi, sipas një deklarate në faqen e internetit të kompanisë, raporton BBC.
USPS-ja nuk ka ofruar një arsye për vendimin, por kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi një tarifë shtesë prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në SHBA nga Kina.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit hodhi poshtë gjithashtu një përjashtim që lejonte mallrat me vlerë 800 dollarë ose më pak, të hynin në SHBA pa pasur nevojë të paguanin detyrime ose taksa të caktuara.
Si përgjigje, Kina ka thënë se do të zbatonte tarifa për disa importe nga SHBA-ja.
Nga 10 shkurti qymyri dhe produktet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) do të përballen me një tarifë prej 15%. Nafta bruto, makineritë bujqësore dhe makinat me motor të madh do të jenë subjekt i një tarife prej 10%.
Presidenti Trump pritet të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping në ditët në vijim.