Një urë mbi 2.5 kilometra e gjatë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u shemb pasi është goditur nga një anije kontejnerë. DailyMail publikoi pamjet kur anija që po hynte në urën Francis Scott Key të lumit Patapsco, goditi një cep dhe e rrëzoi atë.
Nuk është bërë e ditur nëse ka viktima nga ky incident, por u raportua se në momentin e përplasjes pati qarkullim.
Roja Bregdetare e SHBA-së dhe Autoriteti i Transportit konfirmoi përplasjen, por s'ka dhënë detaje të tjera. Anija në bord mbante flamurin e Singaporit.
Varka të shumta shpëtimi kanë dalë në vendin e ngjarjes