Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 70 janë lënduar pasi një çati është shembur në një diskotekë në kryeqytetin e Republikës Domenikane herët të martën, kanë njoftuar autoritetet.
Ekuipazhet po kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat në klubin e natës “Jet Set” në Santo Domingo, sipas Juan Manuel Mendez, drejtor i Qendrës së Operacioneve të Emergjencave, raporton AP.
"Ne supozojmë se shumë prej tyre janë ende gjallë, dhe kjo është arsyeja pse autoritetet këtu nuk do të dorëzohen derisa asnjë person i vetëm të mos mbetet nën ato rrënoja”, ka deklaruar ai.
Ndër të lënduarit është edhe këngëtari Rubby Perez, i cili po performonte kur çatia është shembur, kanë thënë zyrtarët.
Presidenti, Luis Abinader, ka shkruar në X se të gjitha agjencitë e shpëtimit "po punojnë pa u lodhur" për të ndihmuar të prekurit.
"Na vjen keq shumë për tragjedinë që ka ndodhur në klubin e natës Jet Set. Ne e kemi ndjekur incidentin minutë pas minute që kur ka ndodhur”, ka shkruar ai.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e çatisë.