Botë

Shefi i TikTokut po përballet me akuza të kongresistëve amerikanë

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew, të enjten është përgjigjur para një komiteti në Kongresin e SHBA-së në një prej paraqitjeve të rralla të tij në publik.

Ai ka tentuar të argumentojë pse aplikacioni i tij jashtëzakonisht i populliarizuar i shpërndarjes së videove nuk duhet të ndalohet, raporton agjencia AP.

Dëshmia e Chewit ka ardhur në një moment vendimtar për kompaninë e tij, që ka afro 150 milionë përdorues amerikanë. TikTok dhe kompania e tij ëmë ByteDance janë përfshirë në një betejë të gjerë gjeopolitike mes Pekinit e Washingtonit mbi tregtinë dhe teknologjinë.

“Z. Chew, jeni këtu pasi amerikanët duhet të dinë të vërtetën për rrezikun që përbën TikToku ndaj sigurisë sonë kombëtare dhe personale”, ka thënë kryetarja e Komitetit, Cathy McMorris Rodgers, një republikane. “TikTok vazhdimisht ka zgjedhur një rrugë për më tepër kontroll, më tepër mbikëçyrje dhe më tepër manipulim”.

Chew, një shtetas 40-vjeçar nga Singapori, i tha Komitetit për Energji e Tregti se TikTok i jep prioritet sigurisë të përdoruesve të tij të rinj dhe ka mohuar pretendimet se aplikacioni përbën rrezik kombëtar.

Ai ka thënë se plani i kompanisë është të mbrojë përdoruesit në SHBA duke ruajtur gjitha informatat që mirëmbahen dhe janë në pronësi të gjigantit të serverëve Oracle.

“Të them këtë pa asnjë mëdyshje: ByteDance nuk është agjent i Kinës apo i ndonjë vendi tjetër”, tha Chew.

Të mërkurën, kompania ka dërguar dhjetëra përdorues të famshëm të TikTokut në Capitol Hill për të lobuar te ligjvënësit për ta ruajtur platformën. Po ashtu vendosi reklama në gjithë Washingtonin që jep premtime për sigurimin e të dhënave dhe privatësinë e përdoruesve dhe krijimin e një platformë të sigurt për përdoruesit e rinj.

TikToku është duke u ndjekur nga pretendimet se pronësia kineze nënkupton se të dhënat e përdoruesve mund të përfundojnë në duart e Qeverisë së Kinës e që mund të përdoren për të promovuar narrativa të favorshme për udhëheqësit komunistë.

Një një përpjekje të rrallë dypartiake, senatorët republikanë e demokratë e shtynë Chewin mbi një sërë temash, duke filluar nga praktikat e moderimit të përmbajtjes së TikTok-ut, seisi kompania planifikon t’i sigurojë të dhënat amerikane nga Pekini dhe të pranojë se spiunon gazetarët.

Në vitin 2019, Guardian ka raportuar se TikTok u kishte dhënë instruksione moderatorëve për të censuruar videot që përmendin Sheshin Tiananmen dhe imazhet tjera të papërstatshme për Qeverinë e Kinës. Platforma ka thënë se që nga atëherë ka ndryshuar praktikat e moderimit.

ByteDance ka pranuar në dhjetor se ka shkakuar katër punonjës verën e kaluar që kishin marrë qasje në të dhënat e dy gazetarëve dhe të njerëzve të lidhur me ta.

TikToku është përpjekur të distancohet nga origjina e tij kineze, duke thënë se 60 për qind e kompanisë sajë mëmë ByteDance është në pronësi të investorëve institucionalë globalë si Carlyle Group.

Chew ka kundërshtuar se pronësia e TikTokut është problem në vete.

“Ne duhet të fitojmë atë besim me vendimet që marrim për kompaninë dhe me produktet tona, sigurinë e mundshme, përmbajtjen e privatësisë, shqetësimet e ngritura për manipulimin rreth TikTokut”, ka thënë Chew.

Ndalimi në SHBA për një aplikacion do të ishte i paprecedentë dhe i paqartë se si do ta zbatonte qeveria.

Ekspertët thonë se zyrtarët mund të përpiqen ta detyrojnë Applen dhe Googlen ta heqin TikTokun nga shitoret online të tyre për aplikacione.

Kongresisti Tim Walberg ka thënë se punonjësit në Pekin që punojnë për ByteDance kanë të dhënat amerikane.

Chew tha se TikTok ka qenë “shumë i hapur me këtë”.

Por, ai ka thënë se të dhënat mbahen në Virxhinia e Singapor.

Chew e ka distancuar veten nga Partia Komuniste Kineze.

Atij i është shfaqur edhe një video e TikTokut që thuhet se ka çuar në vetëvrasjen e një të riu në SHBA.