Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës po shkarkon tre nga zëvendësit e tij në një riorganizim të Ministrisë, ndërsa Kievi po përpiqet ta shmangë pushtimin 2-vjeçar e gjysmë të Moskës, ka thënë ai të martën.
Rustem Umerov ka thënë në një post të ri në rrjetet sociale se e ka pyetur Qeverinë për ta shkarkuar Stanilsav Haider, Oleksandr Serhiy dhe Yuriy Dzhygyr nga detyra si zëvendësministra të mbrojtjes dhe Liudmyla Darahan si sekretare të Ministrisë, raporton Reuters.
“Kam vendosur ta përfundoj procesin e pastrimit të sistemit të prokurimit në bashkëpunim të ngushtë me organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet kundër korrupsionit”, ka thënë Umerovi.
Emërimet e reja do të shpallen së shpejti.
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar ta përmirësojnë burokracinë dhe ta ndalojnë korrupsionin në mes të pushtimit në shkallë të plotë nga Rusisë.