Botë

Shefat ushtarakë të mbi 30 shteteve mblidhen në Paris

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Shefat ushtarakë të më shumë se 30 vendeve takohen sot në Paris për të diskutuar në lidhje me krijimin e forcës ndërkombëtare e cila synon të parandalojë çdo agresion të ardhshëm të Rusisë, pasi të arrihet armëpushimi në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Takimi në Paris shënon pikën më kulminante në përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të unifikuar vendet e ndryshme, kryesisht evropiane, në kuadër të një “koalicioni të të vullnetshmëve”, për të mbrojtur Ukrainën duke ofruar garanci sigurie prej ndonjë pushtimi të ardhshëm nga Rusia.

Lista e vendeve pjesëmarrëse përfshinë pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrës në takim janë edhe fuqitë aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Takimi kryesor, si pjesë e forumit të mbrojtjes në Paris, pritet të mbahet pasdite, me një fjalim të rëndësishëm nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që do të shpalosë detajet e koalicionit të udhëhequr nga vendet evropiane.