Botë

SHBA, vala e të nxehtit që kaploi Jugperëndimin ulet - arrijnë shirat e musonit

Rënia e temperaturave filloi të mërkurën mbrëma, kur Phoenix pa stuhinë e tij të parë të madhe të musonit që nga fillimi tradicional i sezonit më 15 qershor. Ndërsa më shumë se gjysma e zonës më të madhe të Phoenixit nuk pa reshje nga ajo stuhi, disa periferi lindore u goditën nga erërat e forta , pluhuri i madh dhe reshje shiu të lokalizuara deri në 2.5 centimetra

Një valë historike e të nxehtit që e ka shndërruar jugperëndimin e SHBA-së në furrë gjatë muajit korrik, ka nisur të ulet me ardhjen e vonshme të shirave të musonit.

Parashikuesit presin që të hënën më së voni, njerëzit në Phoenix të fillojnë të shohin temperatura të larta nën 43.3 gradë Celsius për herë të parë në një muaj. Që nga e premtja, temperatura e lartë në qytetin e shkretëtirës kishte qenë në ose mbi atë pikë për 29 ditë rresht.

Tashmë këtë javë, temperatura e ulët gjatë natës në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor ka rënë nën 32.2 gradë për herë të parë në 16 ditë, duke u lejuar më në fund njerëzve të pushojnë nga nxehtësia mbytëse sapo të perëndojë dielli.

Temperaurat gjithashtu pritet të ulen në Las Vegas, Albuquerque dhe Death Valley, Kaliforni.

Rënia e temperaturave filloi të mërkurën mbrëma, kur Phoenix pa stuhinë e tij të parë të madhe të musonit që nga fillimi tradicional i sezonit më 15 qershor. Ndërsa më shumë se gjysma e zonës më të madhe të Phoenixit nuk pa reshje nga ajo stuhi, disa periferi lindore u goditën nga erërat e forta, pluhuri i madh dhe reshje shiu të lokalizuara deri në 2.5 centimetra. Shkencëtarët llogarisin se korriku do të jetë më i nxehti i regjistruar në nivel global dhe ndoshta më i ngrohti që ka parë qytetërimi njerëzor. Vapa ekstreme po godet tani pjesën lindore të SHBA-së, pasi temperaturat në rritje u zhvendosën nga Mesperëndimi në Verilindje dhe Mes-Atlantik, ku disa vende po shohin ditët e tyre më të ngrohta deri më tani këtë vit.

Rekordet e reja të të nxehtit që do të vendosen këtë verë janë vetëm disa prej tyre nga moti ekstrem që shihet në SHBA këtë muaj, të tilla si përmbytjet e shpejta në Pensilvani dhe pjesë të verilindjes.

Dhe teksa lehtësimi mund të jetë në rrugë për jugperëndimin, tani për tani është ende jashtëzakonisht nxehtë. Temperatura e lartë e Phoenixit arriti në 46.7 C të premten pasdite, që është shumë më e lartë se temperatura mesatare prej 41.1 C.

“Çdokush mund të jetë në rrezik jashtë në këtë vapë rekord”, u paralajmëruan banorët në mediat sociale nga departamenti i zjarrfikësve në Goodyear, periferi e Phoenixit, ndërsa tregoheshin disa ide për të qëndruar të sigurt.

Për shumë njerëz si të moshuarit, ata me probleme shëndetësore dhe ata pa qasje në ajër të kondicionuar, nxehtësia mund të jetë e rrezikshme apo edhe vdekjeprurëse.

Qarku Maricopa, më i populluari në Arizona, raportoi këtë javë se departamenti i tij i shëndetit publik kishte konfirmuar 25 vdekje të lidhura me nxehtësinë këtë vit që nga 21 korriku, me 249 të tjera nën hetim.

Rezultatet nga testet toksikologjike që mund të zgjasin javë ose muaj pas kryerjes së autopsisë mund të rezultojnë përfundimisht në shumë vdekje të listuara.

Qarku Maricopa konfirmoi 425 vdekje të lidhura me nxehtësinë vitin e kaluar, dhe më shumë se gjysma e tyre ndodhën në korrik.

Diku tjetër në Arizona javën e ardhshme, komuniteti bujqësor i shkretëtirës së Yumas pret temperaturat maksimale që pritet të variojnë nga 40 C në 44.4 C dhe Tucson po përjeton temperaturat maksimale që variojnë nga 37.2 C deri në 43. 9 C

Përktheu: Blerta Haxhiu