Qeveria amerikane u ka thënë autoriteteve të Izraelit se një përshkallëzim ushtarak përgjatë kufirit libanez do të ishte në kundërshtim me interesat e saj, ka raportuar BBC-ja të dielën.
Zëdhënësi amerikan i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, ka thënë se shtimi i luftimeve së f fundmi “shërben për të theksuar se sa është e rëndësishme që ne të përpiqemi në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike”.
“Askush ndoshta nuk e ka kuptuar se sa e vështirë do të jetë...Por kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga kjo”, ka thënë Kirby, duke folur për mundësinë e zgjidhjes.
Ai iu është drejtuar izraelitëve se nuk beson se përshkallëzimi i këtij konflikti ushtarak “është në interesin e tyre”.
Sipas zyrtarit amerikan, diplomacia “është opsioni më i mirë për kthimin e familjeve izraelite në vendin e vet”.