Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar liderët e lartë në Pentagon dhe në ushtri të zhvillojnë plane për të shkurtuar buxhetin për mbrojtje për 8% çdo vit për pesë vjetët e ardhshme, raporton “The Washington Post”.
Sekretari i Mbrojtje i SHBA-së, Pete Hegseth, ka urdhëruar që propozimet për shkurtim të paraqiten deri më 24 shkurt. Kjo përfshinë një listë prej 17 kategorish që administrata e Trumpit dëshiron t’i shmang. Në mesin e tyre janë: operacionet e ushtrisë në kufirin jugor të SHBA-së, modernizimin e armëve bërthamore dhe mbrojtjes nga raketat, dhe zhvillimin e dronëve kamikaz dhe municioneve të tjera.
Buxheti i Pentagoni për mbrojtje për vitin 2025 është rreth 850 miliardë dollarë, me pranim të gjithanshëm në Capitol Hill, se shpenzimet e tilla të mëdha janë të nevojshme për të parandaluar kërcënimet nga Kina dhe Rusia, në veçanti. Në aprovohet e plotë, shkurtimet e propozuara do të përfshinin dhjetëra miliarda dollarë në secilin vit për pesë vjetët e ardhshme.
Memorandumi bën thirrje për mbështetje të vazhdueshme në financimin e disa selive të mëdha rajonale, duke përfshirë komandën Indi-Paqësor, komandën Veriore dhe Hapsinore. Por nuk përfshinë komandën Evropiane, e cila ka pasur rol kryesor në ekzekutimin e strategjisë së SHBA-së në luftën në Ukrainë, komanda qendrore që operon në Lindjen e Mesme, dhe komanda Afrikane, që menaxhon mijëra trupa që Pentagoni i ka shpërndarë në kontinent.