Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua kanë kufizuar udhëtimin punëtorëve të tyre në Izrael mes frikës për sulm nga Irani.
Ambasada amerikane ka thënë se stafit iu është thënë që të mos udhëtojnë jashtë Jerusalemit, Tel Avivit ose zonave Beersheba, raportoi BBC.
Irani është zotuar të hakmerret, duke fajësuar Izraelit për një sulm në konsullatën e tij në Siri 11 ditë më parë, ku u vranë 13 persona.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në konsullatë, por në masë të gjerë konsiderohet se ai është prapa tij.
Irani e mbështet Hamasin, grupin e armatosur palestinez që po lufton me Izraelin në Gaza, përfshirë disa grupe të tjera si Hezbollahun në Liban.
Sulmi në konsullatë ndodhi kur po bëheshin përpjekje diplomatike për të parandaluar që lufta në Gaza të zgjerohej në rajon.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën e ka paralajmëruar Iranin nëse nisë ndonjë sulm, ndërsa i ka ofruar mbështetje Izraelit.