Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar për planet që të vendosë tarifë prej 3521 për qind ndaj importeve të paneleve solare prej shteteve të Azisë juglindore.
Propozimi vjen pas hetimit që nisi një vit më parë kur prodhues të mëdhenj kërkuan nga administrata e asaj kohe që të mbrojë operimet e tyre.
Tarifa e propozuar – që kanë për cak kompani në Kamboxhia, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam – janë përgjigje për pretendimet për subvencione nga Kina dhe dyshimeve se po zbresin padrejtësisht çmimet brenda tregut amerikan.
Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë (agjenci qeveritare amerikane) pritet të marrë vendimin e fundit në qershor.
Tarifat variojnë nga shteti në shtet, ndërsa më së shumti do të preken importet nga Kamboxhia me 3521 për qind, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet amerikane për hetimin.
Në vitin 2023, SHBA-ja importoi rreth 12 miliardë dollarë pajisje solare nga këto katër shtete.
Administrata Trump tashmë ka vendosur tarifa ndaj importeve prej partnerëve tregtare që kanë tarifa ndaj produkteve amerikane. Më e larta deri tash ka qenë ndaj importeve prej Kinës. Tarifa ndaj importeve prej këtij shteti ka mbërritur në 145 për qind.