Botë

SHBA-ja tallet me liderin e Republika Sërpskas

Mediat në Bosnjë kanë raportuar se Dodik është në mesin e politikanëve të shumë shteteve të botës, të cilët që nga viti 2014 janë paguar nga Rusia në këmbim të ushtrimit të ndikimit pro-Kremlinit. Sipas një vlerësimi të publikuar nga agjencitë e Inteligjencës amerikane, Rusia ka shpenzuar të paktën 300 milionë dollarë për ndikim në shtetet e së paku katër kontinenteve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë të enjten i ka përshkruar pretendimet e liderit serb të Bosnjës si të turpshme dhe se pretendimet e tij se shërbimet e sigurisë po përgjojnë ambasadorin amerikan në Sarajevë dhe ka shtuar se politikat e tij separatiste janë “bixhoz” me të ardhmen e entitetit serb në shtetin ballkanik.

Milorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka pohuar në një tubim parazgjedhor të mërkurën se agjencia e spiunazhit serb të Bosnjës tani është në gjendje të dëgjojë bisedat e ambasadorit të SHBA-së, Michael Murphy, dhe stafit të tij.

“Ne gjithashtu po i përgjojmë ata tani, nuk janë ata të vetmit që na përgjojnë neve”, u tha Dodik mbështetësve të tij. "Unë e di se për çfarë po flasin".

Ai tha se kjo nuk ishte e mundur të bëhej vetëm disa vjet më parë.

"Ajo që ne themi privatisht është e njëjtë me atë që themi në publik - Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe ne do t'i përgjigjemi çdo aktiviteti destabilizues, anti-Dayton", shkroi Ambasada amerikane në Twitter, duke iu referuar Marrëveshjes së paqes të vitit 1995 të arritur në Dayton, Ohio, midis boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve, që i dha fund luftës në të cilën mbetën të vdekur më shumë se 100 mijë njerëz.

Megjithëse marrëveshja e paqes i dha fund gjakderdhjes, ajo e la Bosnjën thellësisht të ndarë midis federatës boshnjako-kroate dhe entitetit serb të quajtur Republika Srpska. Dodik haptazi po përpiqet të ndajë entitetin serb nga Bosnja dhe ta bashkojë atë me Serbinë fqinje.

“Të gjitha mburrjet e zotit Dodik nuk mund të ndryshojnë faktin themelor që Republika Srpska nuk është shtet. Është një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në postimin e Ambasadës në Twitter. “Qëllimi i tij për një ‘Srpska të Pavarur’ në Bosnjë- Hercegovinë nuk po e mbron Republika Srpskan apo banorët e saj, por po luan bixhoz me të ardhmen e tyre”.

Dodik, i njohur për qëndrimin e tij prorus, ka qenë nën sanksionet financiare dhe të udhëtimit të SHBA-së që nga janari, pasi administrata e Bidenit e akuzoi atë për “aktivitete korruptuese” që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin.

Mediat në Bosnjë kanë raportuar se Dodik është në mesin e politikanëve të shumë shteteve të botës, të cilët që nga viti 2014 janë paguar nga Rusia në këmbim të ushtrimit të ndikimit pro-Kremlinit. Sipas një vlerësimi të publikuar nga agjencitë e Inteligjencës amerikane, Rusia ka shpenzuar të paktën 300 milionë dollarë për ndikim në shtetet e së paku katër kontinenteve.

Në Perëndim ka frikë se Rusia – përmes serbëve të Bosnjës dhe aleatit të saj ballkanik, Serbisë – po punon për destabilizimin e Bosnjës, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta e saj kundër Ukrainës.