Botë

SHBA-ja shpall Houthit e Jemenit si “organizatë e huaj terroriste”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të mërkurën ka rishpallur lëvizjen Houthi, si “organizatë terroriste e huaj”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. 

Kjo lëvizje do të ndikojë në masa më të forta sesa që kishte vendosur administrata e Joe Biden, pas sulmeve të Houthive ndaj anijeve transportuese, dhe luftanijeve të SHBA-së që mbronin atë vijë të rëndësishme detare. 

Iniciatorët e kësaj nisme thonë se ky vendim është i vonuar, por disa thonë se mund të ketë implikime me ata që ndihmojnë Houthit, duke përfshirë organizatat humanitare. 

“Aktivitetet e Houthit kanë kërcënuar sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë rajonalë, dhe stabilitetin rajonal të tregtisë detare”, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë. 

Houthit, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë kryer më shumë se 100 sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq që nga nëntori i 2023-tës, duke deklaruar se veprimet e tyre ishin në solidaritet me Hamasin. 
Sulmet e Houthive kanë penguar transportin global detar, duke detyruar kompanitë të marrin rrugë më të gjata dhe shtrenjta rreth Afrikës së Jugut. 

Grupi ka pasur cak jugun e Detit të Kuq dhe Gjirin e Adenit, të cilat bashkohen nga një korridori i ngushtë Bab al-Mandab, një pikë strategjike në mes Bririt të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. 

Gjatë administratës së Joe Bidenit, Ushtria e SHBA-së ka tentuar t’i parandalojë sulmet e Houthit për të garantuar sigurinë për anijet e mallrave dhe ka ndërmarrë sulme periodike për të dobësuar kapacitetet ushtarake të grupit. Por nuk ka sulmuar udhëheqësinë e grupit. 

Në fillim të mandatit në vitin 2021, Joe Biden kishte ndryshuar e Houthive si organizatë terroriste, të cilin status Trump ia kishte vendosur gjatë mandatit të parë. 

Biden e kishte ndryshuar statusin nga shqetësimet humanitare brenda Jemenit. Gjatë përballjes me sulmet vitin e kaluar, Bideni u përmbajt nga aplikimin i masave më të forta, duke mos i rikthyer Houthit në listën e “organizatave terroriste të huaja”. 

Organizata britanike për ndihma Oxfam ka deklaruar se klasifikimi si organizatë terroriste do të përkeqësonte vuajtjet e civilëve në Jemen, duke çrregulluar importe jetike të ushqimit, barnave dhe derivateve. 

“Administrata e Trumpit i din pasojat dhe vazhdoi me vendimin gjithsesi”, ka deklaruar Scott Paul, drejtori për siguri dhe paqe për zonën e Amerikës në Oxfam. 

Ky vendim do ta shtyjë rishikimin e partnerëve në OKB, organizatave joqeveritare dhe kontraktorët që operojnë në Jemen, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.