Botë

SHBA-ja sanksionon tre zyrtarë iranianë për përfshirje në vdekjen e agjentit të FBI-së

SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar tre zyrtarë të inteligjencës iraniane mbi dyshimet për përfshirje në zhdukjen e ish-agjentit special të FBI-së, Robert Levinson, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

Sanksionet ndaj Reza Amiri Moghadam, Gholamhossein Mohammadnia dhe Taqi Daneshvar nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit janë më të fundit në lidhje me zhdukjen e ish-agjentit, i cili Washingtoni beson se ishte rrëmbyer në Iran dhe ka vdekur në mbajtje.

Si rezultat i sanksioneve, çdo pronë e tyre nën juridiksionin e SHBA-së do të bllokohen. 

Levinson u zhduk në mars të vitit 2007 pasi udhëtoi në një ishull të kontrolluar nga Irani për një takim për të kërkuar informacione lidhur me rast korrupsioni ku përfshihej ish-presidenti iranian, Hashemi Rafsanjani, raportoi Reuters. 

Tre të sanksionuarit luajtën rol në rrëmbimin, mbajtjen dhe me gjasë vdekjen e Levinsonit, si dhe përpjekjet për ta mbuluar përgjegjësinë e Iranit, ka thënë Departamenti i Thesarit.