Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka deklaruar se qeveria amerikane i ka "të gjitha pritjet" që Izraeli do të pranojë një propozim armëpushimi që do të fillonte me një ndërprerje gjashtë-javore të armiqësive në Gaza, nëse Hamasi e pranon marrëveshjen.
Plani me tre pjesë i prezantuar nga presidenti, Joe Biden, javën e kaluar do të nënkuptonte gjithashtu një "rritje" të ndihmës humanitare, si dhe një shkëmbim të pengjeve për të burgosurit palestinezë përpara një përfundimi të përhershëm të luftës", raporton BBC.
Propozimi, megjithatë, ka hasur në kundërshtimin e zëshëm nga disa anëtarë të qeverisë izraelite.
Negociatat vijnë ndërsa luftimet vazhdojnë në Rafah, i cili u vu nën sulme ajrore intensive izraelite gjatë fundjavës.
Sipas UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të 36 strehimoret e saj në zonën e Rafahut janë bosh pasi banorët u detyruan të largoheshin.
1.7 milionë njerëz të tjerë vlerësohet të jenë të zhvendosur në Khan Younis dhe pjesë të Gazës qendrore.
Duke folur për ABC News të dielën në mëngjes, Kirby ka thënë se SHBA-ja kishte "çdo pritshmëri" që Izraeli "do t'i thoshte po" marrëveshjes së propozuar të armëpushimit nëse Hamasi pranon.
"Ne jemi duke pritur për një përgjigje zyrtare nga Hamasi”, ka thënë ai, duke shtuar se SHBA-ja shpreson që të dyja palët të bien dakord për të filluar fazën e parë të planit "sa më shpejt të jetë e mundur".
Në një fjalim televiziv javën e kaluar, Bideni ka thënë se në fazën e dytë të planit do të ktheheshin të gjithë pengjet e mbetura të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj. Më pas, armëpushimi do të bëhej "ndërprerja e armiqësive, përgjithmonë".
Të shtunën, dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kërcënuan se do të largoheshin dhe do të rrëzonin koalicionin qeverisës të vendit nëse kryeministri, Benjamin Netanyahu binte dakord për marrëveshjen.
Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtarem, Itamar Ben-Gvir kanë thënë se ishin kundër arritjes së ndonjë marrëveshjeje përpara se Hamasi të shkatërrohej.
LEXO EDHE: