Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe të dimrit që mund të sjellë reshje të shumta bora dhe temperatura të ulëta që nuk janë parë në mbi një dekadë, raporton “BBC”.
Stuhia, që ka nisur në pjesën qendrore të SHBA-së, do të lëvizë drejt lindjes në ditët e ardhshme, ka njoftuar Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet si Kentucky e Virginia, e pjesë të SHBA-ë që nuk janë mësuar me të ftohtin e madh, përfshirë Mississippin dhe Floridan, janë paralajmëruar të presin kushte të vështira.
Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.
Parashikuesi i motit nga AccuWeather, Dan DePodwin, ka thënë se mund të jetë janari më i ftohtë në SHBA që nga viti 2011.
Në bregun lindur stuhia pritet të arrijë deri të dielën pasdite.
Në disa zona të Kansasit dhe Indianas është raportuar se mund të ketë deri 20.3 centimetra borë.
Në pjesët qendrore të SHBA-së ka nisur të përkeqësohen kushtet në komunikacion qysh të shtunën, pasi stuhia e dimrit solli kombinim të borës, akullit dhe temperaturave të ulëta.
U regjistruan disa aksidente komunikacioni. Po ashtu në Kansas u ndaluan përkohësisht fluturimet.