Me qëllim që të shtohet lloji i drerit caribou në Alaskë, autoritetet vendase për më shumë se një vit i kanë vrarë 180 arinj të murrmë në zonat e pjelljes.
Zyrtarët shtetërore të kafshëve të egra në Alaskën Jugperëndimore kanë nisur një strategji që në mënyrë që drerëve t'iu mundësohet shumimi, t'i vrasin arinjtë dhe ujqit, në mënyrë që të mos e rrezikojnë habitatin, thuhet në artikullin e Phys”.
Prej 10 majit deri më 5 qershor të këtij viti, zyrtarët i kanë qëlluar për vdekje 81 arinj të murrmë e 15 ujqër në zonën Mulchatna. Në njoftimin e autoriteteve është thënë se vrasja e arinjve që ushqehen me drerët e porsalindur është përpjekja e fundit për të mbështetur llojin caribou.
Dikur prezenca e këtij lloji të drerit ishte 200.000, e sot llogaritet të sillet rreth 13.000. Shteti amerikan e ka ndaluar gjuetinë në Mulchatna. Ata kanë shtuar se strategjia deri më tani është treguar efektive, pasi zona e Alaskës ka nisur të jetë habitat i përshtatshëm për drerët.
“Shqetësimi kryesor për mua është se ndryshimi i klimës po ndikon në drerin caribou në mbarë botën...Ne e dimë që arinjtë dhe ujqërit i hanë të vegjlit dhe kjo është e vetmja formë që mund të bëjmë për të pasur një ndikim pozitiv”, ka deklaruar Jim Dau, një biolog merret me hulumtimin e drerëve.