Botë

SHBA-ja po heton vdekjen e civilëve nga sulmi me dron në Kabul

Ushtria amerikane ka thënë se po heton raportimet se së paku nëntë civilë afganë kanë humbur jetën në sulmin me dron që kishte synim të parandalonte sulmin në aeroportin e Kabulit, raporton CNN.

Sulmi kishte shënjestruar një automjet ku ishte së paku një person i lidhur me ISIS-in në Afganistan, është thënë nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Është ende e paqartë se sa civilë kanë vdekur në këtë sulm. Është raportuar për nëntë, por në disa mediume është thënë se numri ka shkuar në 12.

Thuhet se së paku katër fëmijë në këtë sulm.

Një familjar i ka thënë CNN-it se nëntë të vdekurit ishin anëtarë të një familje.