Shtëpia e Bardhë i ka thënë Kongresit se dëshiron të dërgojë armatim në vlerë mbi 1 miliard dollarë në Izrael, përkundër presionit mbi ofensivën e Izraelit në Rafah.
Pako e armatimit do të përfshinte predha, autoblinda dhe po ashtu municion për tanke, raporton agjencia “Reuters”. Plani duhet të aprovohet nga Kongresi.
Javën e kaluar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se do t'i ndalojë dërgesat e armëve nëse Izraeli nis ofensivën e madhe në Rafah.
Të martën, tanket izraelite kanë depërtuar më thellë në zonat e banuar në qytetin Rafah që gjendet në jug të Gazës. Biden javën e kaluar tha se ka ndaluar dërgimin e 900 kilogramë bomba në Izrael nga frika se ato mund të përdoren ne operacionin tokësor.
I pyetur nga CNN lidhur me vendimin, Biden tha: “Civilët janë vrarë në Gaza si pasojë e atyre bombave”.
Pakoja që po dërgohet në Kongres është e para që kur administrata Biden ndaloi dërgimin e armëve në Izrael javën e kaluar. Në pako do të përfshihen 700 milionë dollarë municion për tanke, 500 milionë dollarë automjete taktike të blinduara dhe 60 milionë dollarë predha, ka thënë agjencia “AP”.