Izraeli ka arritur të vrasë njërin nga komandantët më të lartë të grupit islamik Hezbollah që vepron në Liban, në një sulm ajror që ka kryer në Bejrut të premten.
Komandanti Ibrahim Aqil ishte caku kryesor i Forcave Izraelite të Mbrojtjes kur u godit një ndërtesë shumëkatëshe, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur të paktën 14 persona dhe të plagosur shumë të tjerë.
Vitin e kaluar, për të shënuar 40-vjetorin e bombardimit të Ambasadës së SHBA-së në Bejrut në vitin 1983, Departamenti amerikan i Shtetit kishte ofruar shpërblim në vlerë prej 7 milionë dollarësh për këdo që jepte informacione për Aqil, raporton CNN.
SHBA e ka akuzuar Aqilin për përfshirje në sulmin e ambasadës në vitin 1983, ku u vranë 63 persona, si dhe bombardimin e Hezbollahut në kazermat e Marinës në Bejrut, që vrau 241 personel amerikan më vonë atë vit.
Shpërblimet për Drejtësi, një organ i Departamentit të Shtetit që ofron shpërblime për informacionin mbi terroristët, pretendonte se Aqil shërbente në Këshillin e Xhihadit, organi më i lartë ushtarak i Hezbollahut.
Në vitet 1980, ai ishte anëtar i Xhihadit Islamik, grupi militant që mori përgjegjësinë për dy sulmet e vitit 1983.