SHBA-ja i ka vënë veton një kërkese të palestinezëve drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësim të plotë në OKB, duke bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga trupi ndërkombëtar.
Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh përfundoi me 12 vota në favor, SHBA-ja kundërshtoi dhe dy abstenuan, Britania dhe Zvicra.
Zyrtarët amerikanë kanë shpresuar se Ëashingtoni mund ta shmangte përdorimin e vetos nëse shtetet tjera kundërshtonin një projekt-rezolutë përpara Këshillit që rekomandonte që “shteti palesitnez të pranohej për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.