Botë

SHBA-ja heq shpërblimin për arrestimin e liderit të ri sirian

al-Jolani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e liderit të ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pas takimeve mes diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve të grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë se diskutimet me Sharaan ishin “shumë produktive”, raportoi BBC. 

Një zyrtar nga Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se diplomatët diskutuar mbi “parimet e tranzicionit” të mbështetur nga SHBA-ja dhe nevojën për të luftuar kundër Shtetit Islamik.

Është thënë se zyrtarët kanë kërkuar po ashtu informacione rreth shtetasve amerikanë që janë zhdukur nën regjimin e Assadit, përfshirë gazetarin Austin Tice, i cili u rrëmbye në Damask më 2012, dhe psikoterapisti Majd Kamalmaz, i zhdukur më 2017.